Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë vënë në lëvizje sindikalistët.
Për shkak të situatës së krijuar, Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se të hënën, më 24 gusht, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë, pas shqetësimeve të vazhdueshme lidhur me vdekjet dhe aksidentet e punëtorëve në vendet e punës.
Sipas njoftimit të sindikatës, në mbledhje do të shqyrtohet situata e sigurisë në vendet e punës, shkaqet e aksidenteve, si dhe rastet që kanë rezultuar me lëndime dhe vdekje të punëtorëve.



