Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 21:11
Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person

Një person është ndaluar për 48 orë lidhur me vdekjen e një punëtori në KEK, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, aksidenti ka ndodhur sot, gjatë transportit dhe zhvendosjes së kabllove 6kV, ku viktima dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, KPMM-ja, Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Brendshëm i KEK-ut, të cilët kanë ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, është ndaluar një (1) person me inicialet A.K., për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë rrethanat dhe provat e grumbulluara si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë edhe kërkesën për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë ndaj të pandehurit në procedurë penale në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatën nga Prokuroria.

personvdekjapunëtorit

Të ngjashme

Vdekja e tretë në KEK brenda një muaji, Ymeri: Nuk zgjoi ndërgjegjen e qeverisë, as prokurorisë

Vdekja e tretë në KEK brenda një muaji, Ymeri: Nuk zgjoi ndërgjegjen e qeverisë, as prokurorisë

19:22
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se sulmoi zyrtarin policor

Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se sulmoi zyrtarin policor

09:44
Plagoset me thikë një person në Durrës

Plagoset me thikë një person në Durrës

21:45

Më shumë nga Lajme

  • 21:40Thaçi: Pres lirimin nga çdo akuzë
  • 21:33Nuk e vizitoi asnjëherë në Hagë, ja çka thotë Thaçi për Kurtin
  • 21:32Thaçi flet për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja
  • 21:27Haradinaj: Ata që po presin dënimin e Thaçit, do të digjen shumë keq
  • 21:26Hamza me mesazh për Thaçin: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë