Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka vdekur pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.
Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka shprehur ngushëllimet e tij për rastin.
“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Një jetë krejt në fillet e saj që u shua në lulëzimin e saj. Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe. Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij! Zoti i dhëntë forcë familjes së tij! Ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve e bashkëmoshatarëve të tij!”, tha ai
