Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Canaj: Në Kosovë, politika e jashtme është përdorur për konsum të brendshëm

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 17:37
Canaj: Në Kosovë, politika e jashtme është përdorur për konsum të brendshëm

Ish-diplomati Blerim Canaj, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka kritikuar mënyrën se si Kosova e ka trajtuar politikën e jashtme dhe procesin e integrimit evropian.

Canaj ka thënë se bota dhe zhvillimet gjeopolitike kanë ndryshuar ndjeshëm gjatë katër vjetëve të fundit, prandaj, sipas tij, Kosova duhet t’i përshtatë qasjet e saj me realitetet e reja ndërkombëtare.

Ai ka vlerësuar se politika e jashtme është përdorur kryesisht për qëllime të konsumit të brendshëm, ndërsa nuk ka pasur angazhim të mjaftueshëm serioz në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

“Ne duhet ta kemi parasysh që po jetojmë në një botë, në një gjeopolitikë krejt ndryshe nga ajo para katër vjetësh. Mendoj që edhe në këtë kontekst duhet të provojmë që t’i shohim gjërat, pasi kanë ndryshuar edhe interesat e shteteve dhe kanë ndryshuar edhe gjeneratat e strukturave politike në shtetet, madje edhe në shtetet tona mike.

Ne edhe politikën e jashtme, fatkeqësisht, e kemi përdorur për konsum të brendshëm, por nuk kemi tentuar sinqerisht, po flas për qeverinë, nuk e kemi pasur seriozisht edhe këtë rrugëtimin tonë deri më tani apo së paku gjatë këtyre viteve në drejtim të BE-së.

E dimë që aplikimi është bërë, mirëpo çka është bërë pastaj pas aplikimit? Kemi pasur edhe sanksione nga BE-ja. Kjo flet edhe për faktin që ne, si duket, e kemi neglizhuar edhe atë që është kryesore në politikën e jashtme, e që është aktivizimi i diplomacisë”, ka deklaruar Canaj.

Ai ka theksuar se Kosova duhet të jetë më aktive në diplomaci dhe se, sipas tij, përveç aplikimit për anëtarësim në BE, nuk është bërë një angazhim i mjaftueshëm për ta shtyrë përpara këtë proces.

“Duhet të jemi aktivë, pasi nuk kemi pasur ndonjë aktor kompetent që është marrë seriozisht me këtë çështje, përpos që e kanë bërë aplikimin dhe kanë ardhur këtu dhe kanë thënë: ‘Ne aplikuam’. Kryesisht ka qenë fillim përpjekja që të shfrytëzohet apo konsumohet për çështje të brendshme, por jo që ka qenë edhe aplikim serioz”, ka thënë Canaj në “Info Magazine”.

jashtmecanajkemi

Të ngjashme

“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, alarmojnë meteorologët për dimrin që po vjen

“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, alarmojnë meteorologët për dimrin që po vjen

16:41
“Kërkoni more falje këtij populli”, Sadiku kritikon Kurtin: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë

“Kërkoni more falje këtij populli”, Sadiku kritikon Kurtin: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë

12:07
“Përgjegjësia bie mbi institucionet”, Canaj: Kosova dështoi në procesin e anëtarësimit në KiE

“Përgjegjësia bie mbi institucionet”, Canaj: Kosova dështoi në procesin e anëtarësimit në KiE

09:36
Hoxhaj: Gabim tërheqja e Ligjit, gabim zvarritja, kemi humbur dy muaj

Hoxhaj: Gabim tërheqja e Ligjit, gabim zvarritja, kemi humbur dy muaj

21:14

Më shumë nga Lajme

  • 17:53Apeli i ish-krerëve të UÇK-së, sa mund të ndikojë Kosova në ndryshimin e aktgjykimit të Hagës?
  • 17:48Kryeministrit hungarez "i soset durimi" me gropat në rrugë: Më janë shpuar gomat tetë herë
  • 17:34Prokuroria i përfundon hetimet, Xhensila Myrtezaj në gjyq për fshehje pasurie
  • 17:01U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
  • 16:59Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!