Teatri Kombëtar i Kosovës ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së aktorit të njohur Enver Petrovcit.
Në telegramin e shkruar në Facebook, teatri ka theksuar se informacionet lidhur ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci.
