Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vdekja e dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë, ndalohen për 48 orë dy persona

GD
Gazeta Demos21 korrik 2025 në 15:00
Vdekja e dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë, ndalohen për 48 orë dy persona

Për vdekjen e dy punëtorëve në vendin e tyre të punës në Gjakovë, Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të dyshuarit po hetohen në drejtim të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Prokuroria njofton se ndaj tyre do të paraqitet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Komunikata e plotë:

Ndalohen dy persona për 48 orë

Gjakovë, 21 korrik 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik se më datë 21.07.2025, është informuar nga Policia e Kosovës për një incident tragjik të ndodhur në një vendpunim, ku si pasojë kanë humbur jetën dy (2) punëtorë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori, Prokurori kujdestar, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe Inspektorati i Punës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Po ashtu, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh lidhur me këtë rast, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të njëjtëve do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria e Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kërçeli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
  • 23:39Zbulohen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm në Mitrovicën e Veriut, shoqërohen katër persona
  • 23:19Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
  • 23:18Quni thotë se ka heshtur që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Pres epilogun përfundimtar të gjykimit
  • 23:13Mala: Truri i njeriut aktualisht mbizotëron Inteligjencën Artificiale