Ish-presidenti Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryetarët e kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe me Rexhep Selimin, Pjetër Shalën, Fadil Fazliun e Bashkim Smakajn, i kanë shprehur ngushëllime familjes Mustafa me rastin e ndarjes nga jeta të babait të Salih Mustafës.
Kështu ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët kanë përcjellur ngushëllimet e ish-krerëve të UÇK’së.
‘‘Jemi pranë jush me respekt, solidaritet dhe përulje në këto çaste të rënda’’, thuhet mes tjerash në postimin e UVL-UÇK’së.
Postimi:
Të nderuar qytetarë, sapo kemi pranuar një telefonatë nga Haga, nga bashkëluftëtarët tanë që po mbahen atje, të cilët na kërkuan që përmes nesh, si OVL UÇK, t’i përcjellim ngushëllimet e tyre për familjen Mustafa.
