Rreth vdekjes së tij ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai ua ka shprehur ngushëllimet familjes Islami, miqtëve dhe kolegëve të tij.

”Gazi njihej për veprimtarinë e tij të vazhdueshme patriotike, përkushtimin ndaj çështjes kombëtare dhe angazhimin e palodhshëm në shërbim të qytetarëve.Në këto momente të dhimbjes, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Islami, miqtë dhe kolegët e tij.” ka shkruar Bulliqi.