Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.0
Lajme

Vdekja e 27-vjeçarit te objekti në ndërtim, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 12:40
Vdekja e 27-vjeçarit te objekti në ndërtim, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Zubin Potok ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet B.B, në lidhje me vdekjen e 29-vjeçarit, Bajram Selimi, i cili më 1 shtator humbi jetën gjatë punës në një objekt në ndërtim në Zubin Potok.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit ishte paraqitur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Mitrovicë, duke bërë të ditur se të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Të pandehurit B.B. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”-thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Sipas gjykatës, masa e paraburgimit llogaritet nga 1 shtatori 2026 dhe do të zgjasë deri më 1 tetor 2026.

29-vjeçari ishte rrëzuar nga objekti në ndërtim i stacionit policor në Zubin Potok dhe, pavarësisht se ishte dërguar në spital, nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve.

Lajmin për KosovaPress e kishte konfirmuar Erduan Baliqi nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë-Veri, i cili kishte thënë se rasti kishte ndodhur rreth orës 10:00.

“Ishte duke punuar në objektin që është duke u ndërtuar për stacion policie, në Zubin Potok. Është dërguar në spital, mirëpo aty ka ndërruar jetë”, kishte deklaruar Baliqi.


ndërtimparaburgimitobjekti

Të ngjashme

Jeton Sylaj kundërshton masën e paraburgimit: Djali ka nevojë për kujdesin tim

Jeton Sylaj kundërshton masën e paraburgimit: Djali ka nevojë për kujdesin tim

12:53

Më shumë nga Lajme

  • 16:48"Shkarkoni Farukun, Lumturijen, Shemsedinin...", thirrjet në protestë
  • 16:47Babai i Diana Kastratit për vrasjen e Arlinda Zekajt: Rast identik me atë të vajzës sime, as ajo nuk gjeti vend në sistemin gjyqësor
  • 16:46Vizita e komandantit të NATO’s për Evropë, FSK jep detaje se çfarë u diskutua gjatë takimeve me Jasharin dhe Maqedoncin
  • 16:46Takimi i Prattipatit me komandantin e NATO’s për Evropë, ambasada: Riafirmon përkushtimin e KFOR’it për siguri
  • 16:40Hidhet gaz para Ministrisë së Drejtësisë, policia në gjendje gadishmërie