Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vazhdon rinumërimi në QNR pas rihapjes së kutive të 28 dhjetorit: Rinumërohen 832 vendvotime

GD
Gazeta Demos21 janar 2026 në 08:15
Vazhdon rinumërimi në QNR pas rihapjes së kutive të 28 dhjetorit: Rinumërohen 832 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 832 vendvotime, që përbëjnë 32,54 për qind të totalit të votave.

Dallime të dukshme në numrin e votave po vazhdojnë të evidentohen brenda të gjitha subjekteve politike. Procesi i rinumërimit nxori në pah parregullsi të theksuara fillimisht në Komunën e Prizrenit. Para një jave, KQZ-ja mori vendim që të dërgojë në rinumërim të gjitha vendvotimet e rregullta në këtë komunë, pasi gjatë një procesi verifikues të dy kutive me fletëvotime u konstatua një dallim prej 714 votash.

Si rezultat i rinumërimit në Prizren, është konstatuar se gjatë numërimit fillestar kandidatëve u janë shtuar ose hequr gjithsej 45 mijë e 709 vota vetëm në këtë komunë. Devijimet më të mëdha janë vërejtur brenda PDK-së, ku kandidati për deputet Fetah Paçarizi ka rezultuar me mbi 6 mijë vota më pak pas rinumërimit.

Për shkak të këtyre gjetjeve, ditën e hënë KQZ-ja mori vendim që të zgjerojë procesin e rinumërimit në të gjitha vendvotimet e 28 komunave, përfshirë: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, sipas një vendimi të mëhershëm të KQZ-së, të datës 13 janar 2026, ishte paraparë rinumërimi edhe në 10 komuna të tjera, përkatësisht: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Vendimi për përfshirjen e të gjitha vendvotimeve në rinumërim erdhi pas një raporti të bazuar në rinumërimin e më shumë se 500 vendvotimeve, sipas të cilit ndryshimet te votat e subjekteve politike janë vlerësuar si të papërfillshme, ndërsa te votat për kandidatët për deputetë janë identifikuar pasaktësi të theksuara në procesin e numërimit.

Gjatë rinumërimit, raste të vjedhjes së votave të kandidatëve për deputetë janë evidentuar edhe në Komunën e Podujevës, kësaj radhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

QNR

Më shumë nga Lajme

  • 14:13Dogana zbulon produkte të padeklaruara për trajtimin e flokëve, vlera e tyre mbi 4000 euro
  • 13:46Një 34-vjeçar në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë
  • 13:26I riu që konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij
  • 13:21Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete, vendi është pa shef të shtetit
  • 13:21Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës