Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë, pritet të përfundojë javën tjetër

GD
Gazeta Demos25 janar 2026 në 07:55
Vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë, pritet të përfundojë javën tjetër

Po vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë që garuan në zgjedhjet e 28 dhjetorit, pasi u evidentuan manipulime të mëdha.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje njoftoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 1,500 nga 2,557 vendvotime.

Me numërimin e 1500 vendvotimeve, është përmbyllur procesi i rinumërimit në 22 komuna.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 58% apo 1,500 nga 2,557 vendvotime”, njofton KQZ.

Ndërsa zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, tha se KQZ “është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura, në mënyrë që të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”.

“KQZ planifikon që procesi i rinumërimit të të gjitha vendvotimeve të përmbyllet gjatë javës në vazhdim”.

Për shkak të manipulimeve, Prokuroria në Prizren arrestoi 109 komisionerë. Për 21 prej tyre, komisionerë, është kërkuar paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, një komisionere ngarkohet me dy vepra penale, falsifikim i rezultatit të votimit dhe marrje e ryshfetit dhe një vëzhgues ngarkohet me dy vepra penale, kanosje dhe dhënia e ryshfetit.

Më shumë nga Lajme

  • 14:13Dogana zbulon produkte të padeklaruara për trajtimin e flokëve, vlera e tyre mbi 4000 euro
  • 13:46Një 34-vjeçar në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë
  • 13:26I riu që konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij
  • 13:21Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete, vendi është pa shef të shtetit
  • 13:21Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës