Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vazhdon dëshminë sot në Speciale dëshmitari i gjashtë i Thaçit, Michael Durkee

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2025 në 07:48
Vazhdon dëshminë sot në Speciale dëshmitari i gjashtë i Thaçit, Michael Durkee

Michael Durkee dëshmirar i Mbrojtjes dhe i cili shërbeu si këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë periudhës përkatëse vazhdon sot dëshminë në Speciale.

Ish-këshilltari politik i gjeneralit Clark, dje gjatë dëshmisë në Hagë, u pyet për takimin që ka thënë se e ka shoqëruar shefin e tij me Hashim Thaçin. Atij iu shfaq edhe një dokument si provë nga mbrojtja.

Në dokument si pjesë e delegacionit shiheshin emrat e Hashim Thaçit, Ramë Bujës, Jakup Krasniqit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, Blerim Shalës, Edita Tahirit, Mehmet Hajrizit, Fehmi Aganit e Gjergj Dedajt.

“Personat që i kam takuar personalisht kanë qenë Thaçi dhe Krasniqi, emrat tjerë janë thjesht të dëgjuar dhe jo të takuar”, tha ai gjatë dëshmisë së tij.

“Ju thoni se qëllimi i takimit ishte që pjesërisht Clark dëshironte të kuptonte më mirë synimet politike të UÇK-së dhe kapacitetet ushtarake në rast se do të urdhërohej dhe do të kryhej një operacion ushtarak. Pse ishte e rëndësishme të kuptoheshin synimet politike të UÇK-së në këtë kohë?”, pyeti mbrojtja dëshmitarin.

Ai tha se çdo komandant ushtarak që mendon për misionin është e rëndësishme për të ditur cili është mjedisi në terren.

HagëHashim ThaçiMichael Durkee

Më shumë nga Lajme

  • 17:23Berisha njofton protestën kombëtare, thirrje qyetarëve: Të mobilizohemi
  • 17:14Arrestohet 27-vjeçari polak në Krujë, dyshohet për 3 vjedhje në hotele e lokale
  • 17:12“Njerëzit në Kosovë janë të mrekullueshëm”, tifozi austriak nga Prishtina
  • 17:09Tahiri: Nesër Kuvendi duhet ta miratojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet
  • 16:55Dy të rinjë shqiptar vdesin në Greqi pas një aksidenti fatal