Në rajonin e Gjakovës ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e Florijan Tabakut nga Tropoja, person me nevoja të veçanta, i cili është raportuar i zhdukur që nga 20 tetori 2025.

Operacioni po zhvillohet nga ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (ShKKSH), pas kërkesës së Policisë së Kosovës.

“Ekipet janë në terren dhe po zhvillojnë kërkime intensive për lokalizimin e tij, pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike”, ka bërë të ditur tutje ShKKSH-ja në Facebook.