Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, e kujton babain në 6 vjetorin e vrasjes: Unë për ty luftoj dhe kërkoj drejtësi çdo ditë

GD
Gazeta Demos27 shkurt 2026 në 17:21
Vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, e kujton babain në 6 vjetorin e vrasjes: Unë për ty luftoj dhe kërkoj drejtësi çdo ditë

Vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, Era ka kujtuar babain në 6 vjetorin e vrasjes, shkruan GazetaDemos.

Ajo u shpreh e mërzitur dhe e mllefosur, duke e quajtur vrasjen e tij makabre e mizore.

“6 vite prej kur ta ndalen frymen, fjalen, veprimtarine e jeten — edhe pse kishe ende shume per te thene e per te bere. Endrra qe mbeten ne gjysme, rruge qe prisnin te vazhdoheshin”, u shpreh ajo.

Ajo tutje shkruan se kanë bërë homazhe tek varri i tij në Gllogjan.

“Mua me mungojne me se shumti bisedat tona te gjata. Me mungojne kafet e mengjesit. Me mungon koha kur me qoje ne shkolle — ajo rruge e shkurter qe per ne ishte bota jone, ku cdo mengjes flisnim per veten, per problemet tona, per jeten. Jam rritur me dashurine e nje babi qe rralle kush e perjeton. Dashnia qe ma le eshte e mjaftueshme me me mbajt gjithe jeten”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Bab, sot 6 vite pa ty.

6 vite merzi, vuajtje e sfida… por edhe 6 vite mall, dashuri dhe mbi te gjitha krenari.

Sot behen 6 vite prej kur te morren nga jeta ne menyren me mizore e makabre. 6 vite prej kur ta ndalen frymen, fjalen, veprimtarine e jeten — edhe pse kishe ende shume per te thene e per te bere. Endrra qe mbeten ne gjysme, rruge qe prisnin te vazhdoheshin.

Sot beme homazhe ne Gllogjan, te varri yt dhe te varri i te gjithe atyre qe prehen ne ate vend madheshtor, ne vendin ku pushojne me te miret e kombit. Qendroj para teje me mall, por edhe me koke lart, sepse jam qika jote.

Na ka marre malli per ty, bab.

Na mungon energjia jote e pashtershme.

Na mungon humori yt.

Na mungon prezenca jote ne shtepi.

Mua me mungojne me se shumti bisedat tona te gjata. Me mungojne kafet e mengjesit. Me mungon koha kur me qoje ne shkolle — ajo rruge e shkurter qe per ne ishte bota jone, ku cdo mengjes flisnim per veten, per problemet tona, per jeten. Jam rritur me dashurine e nje babi qe rralle kush e perjeton. Dashnia qe ma le eshte e mjaftueshme me me mbajt gjithe jeten.

Bab, ajo qe te bene ty nuk eshte e drejte.

Ajo qe perjetova une si nje vajze 14 vjecare bashke me nenen time nuk ishte e drejte. As lotet, as dhimbja, as zbrazetia qe mbeti pas.

Sot kerkoj nga institucionet e Kosoves qe te bejne ate qe duhet bere — qe drejtesia te vihet ne vend. Qe pyetjeve tona t’u jepen pergjigje. Drejtesia mund te vonohet, por nuk duhet te mungoje.

Une per ty kerkoj drejtesi cdo dite.

Per ty do te luftoj.

Te jap besen se do te te bej krenar.

Ate qe ta ndalen ne gjysme do ta vazhdoj une. Nuk do te ndalem deri sa e verteta te dale ne drite dhe deri sa secili ta kuptoje kush ishe — me modesti, por me i madhi nga te gjithe.

Ate drite qe u munduan ta shuajne, do ta bej te ndricoje edhe me forte.

Do te mbetesh ne histori, jo vetem si veprimtar e luftetar, por si njeri i dashur, modest e bujar. Kush pati fatin te te takoje, qofte edhe per pak minuta, e di madheshtine tende. Ti nuk kerkoje lavdata e as mirenjohje — doje vetem t’i sherbeje atdheut dhe popullit. Dhe ate qellim e arrite.

Nje dite edhe ata qe ende nuk e kuptojne do ta pranojne: ti ishe ME I MADHI.

Do te mbetesh gjithmone ne zemrat tona. Kujtimin per ty do ta bartim brez pas brezi. Kudo qe do te permendet historia e Kosoves, do te permendet edhe emri yt.

Do te luftoj per ty cdo dite. Askush nuk do te me ndale.

Ky eshte premtimi im — dhe me e pakta qe mund te bej per ty.

Te dua sot e pergjithmone.

Qika jote,

Era

Më shumë nga Lajme

  • 22:59Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg: Do t’i takojë edhe të tjerët
  • 22:50Ngjarje e rëndë në Athinë: Plagoset 36 vjeçari shqiptar, vrapoi i gjakosur 150 metra për t’i shpëtuar plumbave
  • 22:48Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve
  • 22:48Arrestohet babai i Meghan Markle, akuzohet për posedim të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë
  • 22:33Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë