Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Arrestohet babai i Meghan Markle, akuzohet për posedim të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2026 në 22:48
Arrestohet babai i Meghan Markle, akuzohet për posedim të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë

Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, është arrestuar të premten në Florida, nën dyshimin për posedim të materialeve që përmbajnë abuzim seksual me fëmijë.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, 82-vjeçari është arrestuar nga agjentët federalë në një qendër kujdesi pranë Tampës, në orët e para të së premtes. Ai pritej të paraqitej para gjykatës në Tampa gjatë pasdites.

Në një ankesë penale federale prej 14 faqesh thuhet se autoritetet kanë sekuestruar rreth 78 materiale nga dy ambiente magazinimi në zonën e Los Angeles-it, të cilat Markle i kishte marrë me qira për gati dy dekada.

Sipas dokumentit, materialet e sekuestruara përfshinin fotografi eksplicite, diapozitiva, negativë filmash dhe libra me përmbajtje të paligjshme.

Në dosje përfshihet edhe deklarata e një dëshmitari, sipas së cilës dy prej fotografive paraqisnin një burrë, të identifikuar prej tij si Markle, së bashku me një vajzë të mitur të zhveshur. Ndërkohë, FBI-ja po vazhdon shqyrtimin e materialeve të sekuestruara.

Rrezikon deri në 20 vjet burg nëse shpallet fajtor

Markle përballet me një akuzë penale për posedim të materialeve që përmbajnë abuzim seksual me të mitur. Në rast se shpallet fajtor, ai mund të dënohet me deri në 20 vjet burg federal.

“Zoti Markle akuzohet për posedimin e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë, përfshirë fotografi ku paraqitet vetë me vajza të mitura”, deklaroi Bill Essayli, prokuror i parë federal për distriktin qendror të Kalifornisë.

Ai theksoi se akuzat janë shumë serioze dhe se prokuroria do ta ndjekë çështjen në përputhje me ligjin federal.

Edhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se agjencia do të përdorë të gjitha burimet në dispozicion për të mbrojtur fëmijët dhe për të ndjekur penalisht personat e dyshuar për krime të tilla.

marklematerialeveseksual

Më shumë nga Lajme

  • 23:36Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
  • 22:59Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg: Do t’i takojë edhe të tjerët
  • 22:50Ngjarje e rëndë në Athinë: Plagoset 36 vjeçari shqiptar, vrapoi i gjakosur 150 metra për t’i shpëtuar plumbave
  • 22:48Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve
  • 22:33Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë