Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 08:35
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Toger Arijanit Elshani, ka diplomuar me sukses të lartë në kursin e udhëheqjes për oficerët e Policisë Ushtarake i cili u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vijimit të këtij programi profesional ushtarak, FSK përmes një komunikate për media tha se toger Elshani ka demonstruar nivel të lartë të njohurive profesionale, aftësi udhëheqëse dhe përkushtim të vazhdueshëm në përmbushjen e detyrave dhe standardeve të kërkuara.

Në shenjë vlerësimi për performancën e tij të shkëlqyer, ai është nderuar me çmimet prestigjioze “Honor Graduate” dhe “Iron Man”, të cilat u ndahen oficerëve që dallohen për rezultate të larta akademike, disiplinë, qëndrueshmëri fizike dhe përkushtim të jashtëzakonshëm gjatë shkollimit.

“Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme personale për Toger Elshanin, si dhe një dëshmi të profesionalizmit dhe përgatitjes së lartë të personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në institucionet më prestigjioze ushtarake ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

FSK

Më shumë nga Lajme

  • 21:19Gjini: Rasti i Arlindës e ka shkundur Kosovën, dy ministrat duhet të japin dorëheqje
  • 21:16Gashi: Për dorëheqje është vonë, Gërvalla e Sveçla duhet të shkarkohen
  • 20:21Panduri: Një biznesmene ka marrë përsipër shlyerjen e kredisë së Arlinda Zekajt
  • 20:09Raportohet për alarm për bombë në Radio Televizionin e Serbisë
  • 20:05Rama sërish thirrje protestuesve për dialog, sofra e gurtë vijon të jetë para Kryeministrisë