Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, Prishtina dhe Beogradi të bashkëpunojnë

GD
Gazeta Demos30 gusht 2026 në 11:10
UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, Prishtina dhe Beogradi të bashkëpunojnë

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka bërë thirrje që përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave që ende mungojnë nga lufta në Kosovë të jenë të fokusuara te viktimat dhe familjet e tyre.

Në një komunikatë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Detyruara, Due ka thënë se, pavarësisht përparimit të bërë, mbi 1 mijë e 500 persona ende mbeten të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

“Çështja e personave të zhdukur nuk duhet kurrë të politizohet. Përparimi domethënës varet nga bashkëpunimi, besimi dhe angazhimi i përbashkët për t’iu dhënë familjeve përgjigjet që meritojnë”, ka deklaruar Due.

Ai ka përmendur edhe gjetjen e fundit të mbetjeve njerëzore në Zubin Potok, që besohet se u përkasin së paku 23 individëve, duke e cilësuar atë si dëshmi se përgjigjet mund të gjenden edhe pas dekadash pritjeje.

“Ne qëndrojmë pranë të gjitha familjeve që kanë pritur kaq gjatë për ndriçimin e fatit të tyre dhe bëjmë thirrje që të drejtat dhe nevojat e tyre të qëndrojnë në qendër të përpjekjeve. UNMIK-u do të vazhdon përkrahjen e ndihmës psikologjike dhe mënyrave të tjera të ndihmesës për këto familje.”, nënvizoi PSSP Due, duke vënë në pah se tematika e Ditës Ndërkombëtare të këtij viti është “Viktimat në rend të parë. Të veprohet tani”.

Ai nxit zbatimin e plotë të Deklaratës së BE-së mbi personat e zhdukur, angazhimin e vazhdueshëm përmes Grupit të punës për personat e zhdukur të udhëhequr nga KNKK, dhe përpjekjet e përbashkëta midis Beogradit dhe Prishtinës për të gjetur dhe identifikuar të zhdukurit. 

Kjo ditë përkujtimore gjithashtu shënon 20-vjetorin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukjet me Detyrim, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2006. 

UNMIK do të vazhdojë të mbështesë familjet e personave të zhdukur në kërkimin e realizimit të të drejtës së tyre për të ditur fatin dhe vendndodhjen e të afërmve të tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

unmik-uçështjaduhet

Të ngjashme

Çfarë duhet të bëni me paratë tuaja në epokën e Inteligjencës Artificiale?

Çfarë duhet të bëni me paratë tuaja në epokën e Inteligjencës Artificiale?

16:04
Vizita e Listës Studentore në Kosovë, Haradinaj: Duhej të arrestoheshin, ardhja e tyre nga Serbia duhet të jetë me leje

Vizita e Listës Studentore në Kosovë, Haradinaj: Duhej të arrestoheshin, ardhja e tyre nga Serbia duhet të jetë me leje

13:07
Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

22:41
Rama në Paris: BE-ja t’i ulë në tryezë 7 vendet me të cilat po negocion për anëtarësim, ata duhet të jenë si fëmijët e Ursula von der Leyenit

Rama në Paris: BE-ja t’i ulë në tryezë 7 vendet me të cilat po negocion për anëtarësim, ata duhet të jenë si fëmijët e Ursula von der Leyenit

20:48

Më shumë nga Lajme

  • 08:00“Kam me të mbyt", Jeton Sylaj del sot para gjykatës për kanosjen e Arlinda Zekajt
  • 07:59Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot, kërkojnë pagë të 13-të dhe kushte më të mira pune
  • 07:45Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, ky është rendi i ditës
  • 07:35KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:32Vranët e me diell, ky është parashikimi i motit për sot