Partia Unioni i Blakçorëve ka prezantuar Bujar Blakqorin si kandiddat për asamblenë komunale në Podujevë, shkruan GazetaDemos.
“Në këto zgjedhje vendore, kemi mundësinë të mbështesim një njeri që përfaqëson vlerat më të larta të përkushtimit, transparencës dhe vizionit për komunën tonë – Bujar Blakçorin, kandidati i Unionit të Blakçorve për Asamblenë Komunale”, thuhet në postimin e Kryetarit të Unionit, Faton Blakçorit.
“Bujari është i njohur për energjinë e tij pozitive, gatishmërinë për t’i dëgjuar qytetarët dhe idetë e qarta për zhvillimin e Podujevës. Ai është një super kandidat, sepse bashkon në vete përvojën, guximin dhe dashurinë për vendlindjen”, shkruan ai në Facebook.
Postimi i plotë:
🌟 Bujar Blakqori – Super Kandidati për Podujevën! 🌟
Të dashur qytetarë të Podujevës miq e familjarë,
Në këto zgjedhje vendore, kemi mundësinë të mbështesim një njeri që përfaqëson vlerat më të larta të përkushtimit, transparencës dhe vizionit për komunën tonë – Bujar Blakçorin, kandidati i Unionit të Blakçorve për Asamblenë Komunale.
Bujari është i njohur për energjinë e tij pozitive, gatishmërinë për t’i dëgjuar qytetarët dhe idetë e qarta për zhvillimin e Podujevës. Ai është një super kandidat, sepse bashkon në vete përvojën, guximin dhe dashurinë për vendlindjen.
