Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 23:17
Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Zahir Çerkini, ka vlerësuar se aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë ngre pikëpyetje të shumta juridike dhe kushtetuese.Në RTK Prime, Çerkini tha se gjatë gjithë procesit ka përcjellë mbrojtjen e katër të akuzuarve dhe se, bazuar në argumentet e paraqitura, kishte pritur një vendim lirues.

“Kam përcjellë mbrojtjen e secilit prej katër të akuzuarve dhe kam qenë goxha shumë i bindur në vendim lirues”, tha Çerkini.Çerkini tha se, duke pasur parasysh standardet mbi të cilat është themeluar Gjykata Speciale, përfshirë Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kishte pritur një rezultat tjetër.

Ai e cilësoi aktgjykimin e shpallur më 16 shtator si një proces në të cilin, sipas tij, është e vështirë të gjenden vetëm fakte dhe argumente juridike.“Është realisht një proces që vetëm fakte dhe argumente juridike nuk mundesh me gjetur në të”, deklaroi ai.

Duke folur për reagimet e qytetarëve pas aktgjykimit, Çerkini tha se masoviteti në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është i kuptueshëm.Megjithatë, ai theksoi se përballja me aktgjykimin duhet të vazhdojë përmes rrugës juridike.

“Emocionet dhe politika për momentin nuk sjellin drejtësinë që po kërkohet. Ballafaqimi është juridik deri në fund”, tha Çerkini.Ai u shpreh se procesi i apelit duhet të ndiqet deri në fund, ndërsa politika, sipas tij, duhet të ndërtojë edhe një strategji diplomatike lidhur me këtë çështje.

Çerkini ngriti pikëpyetje të veçanta edhe për dënimin prej 25 vjetësh burgim ndaj Jakup Krasniqit.“Besoj nuk e kanë të qartë pse u dënua baca Jakup Krasniqi me 25 vite burg. Unë personalisht nuk e kam të qartë nga ajo se çka u tha”, deklaroi ai, duke shtuar se arsyetimi i plotë pritet të shihet në aktgjykimin e shkruar.

Sipas Çerkinit, gjatë shpalljes së vendimit janë përdorur, siç i cilësoi ai, prezumime lidhur me atë se sa kanë ditur dhe çfarë pushteti kanë pasur të akuzuarit mbi zhvillimet brenda UÇK-së.“Ndërkohë, i vetmi prezumim që duhet me funksionuar në gjykatë është prezumimi i pafajësisë, derisa nuk vendoset e kundërta”, tha ai.

Profesori i së drejtës kushtetuese vlerësoi se në drejtësinë penale duhet të ekzistojë një lidhje e qartë ndërmjet provës, faktit dhe individit.“Lidhja mes A-së dhe lidhja mes B-së, kjo është drejtësi penale. Në drejtësi penale duhet provë, fakt edhe lidhje e tyre mes individit”, tha Çerkini

çerkinijuridikekushtetuese

Të ngjashme

Zemaj: Në një shtet demokratik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme

Zemaj: Në një shtet demokratik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme

12:18

Më shumë nga Lajme

  • 16:01Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash
  • 15:51Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret automjeti i fundosur në Ujman - Policia jep detaje
  • 15:37Aksident i tmerrshëm gjatë garave ilegale në Prishtinë
  • 15:30Katër shoferë të dehur kapen në Ferizaj, Policia ua ndalon vozitjen deri në 9 muaj
  • 15:06Arrestohet një i dyshuar për 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë