Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova, ka folur për vendimin e NATO-s për optimizimin e trupave në Kosovë.
Ai tha se ky vendim është marrë pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë.
“Njoftimi i fundit se NATO do të vazhdojë të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë bazohet në vlerësimin tonë kolektiv se situata e sigurisë në Kosovë ka vazhduar të përmirësohet viteve të fundit. Ndërsa situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithsësisht e qëndrueshme, ne do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i përshtatshëm për detyrën”.
