Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

GD
Gazeta Demos14 mars 2026 në 17:25
Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutash, ka deklaruar se prania e forcave të KFOR-it në Kosovë nuk ka afat të caktuar për përfundim.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “FoNet”, Ulutash tha se vlera e KFOR-it qëndron në praninë e tij të dukshme dhe fleksibile në terren, qasjen e paanshme ndaj të gjitha komuniteteve dhe rolin në krijimin e hapësirës për dialog politik.

“Vlera e shtuar e KFOR-it është e trefishtë, kemi një prani të dukshme, fleksibile dhe të përshtatshme në gjithë Kosovën, kemi një qasje të paanshme duke kontribuar për një mjedis të sigurt për të gjithë, dhe vazhdojmë të ofrojmë hapësirë për dialog politik. Mandati i KFOR-it bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nuk ka një afat përfundimtar. Çdo vendim për të ardhmen e KFOR-it i takon Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi vendimmarrës i NATO-s. KFOR-i do të vazhdojë të përshtatet sipas nevojës dhe do të mbetet pjesë thelbësore e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për siguri të qëndrueshme në Kosovë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë drejtim, komandanti i KFOR-it tha po ashtu se NATO mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë