Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ulja e tensioneve në Lindjen e Mesme, bie çmimi i naftës në tregje

GD
Gazeta Demos14 prill 2026 në 19:40
Ulja e tensioneve në Lindjen e Mesme, bie çmimi i naftës në tregje

Çmimi i naftës po bie sot (14 prill), ndërsa tregu duket se beson pjesërisht në një ulje të tensioneve të konfliktit në Lindjen e Mesme, pas deklaratave të reja të Donald Trump, i cili tha se “pala iraniane e kontaktoi me telefon”.

Pasdite, çmimi i naftës ‘Brent’ për dorëzimin ra me 0.86%, në 98.51 dollarë për fuçi.

Nafta përkatëse e papërpunuar amerikane (West Texas Intermediate – WTI) për dorëzimin në maj ra me 1.99% në 97.11 dollarë për fuçi.

“Tregu po e dëgjon Trumpin dhe po e beson narrativën se lufta do të përfundojë së shpejti”, shpjegoi Arne Lohmann Rasmussen, një analist në Global Risk Management.

“Mund t’ju them se pala tjetër na telefonoi. [Iranianët] donin të bënin një marrëveshje, me çdo kusht”, tha Donald Trump dje, të hënën, pas dështimit gjatë fundjavës së bisedimeve në Pakistan për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se 34 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, “numri më i madh deri më tani që nga fillimi i kësaj mbylljeje të pakuptimtë” nga Irani.

Ai nuk specifikoi se çfarë lloj anijesh kaluan nëpër ngushticë. Sipas firmës së analizave Kpier, vetëm 13 anije që lidheshin me transportin e lëndëve të para kaluan nëpër ngushticë të dielën.

“Po bëhen përpjekje për t’i rikthyer të dyja palët në tryezën e negociatave”, tha sot për AFP-në një burim i lartë pakistanez.

“Tregu është i bindur se kjo luftë ka hyrë në një fazë të re, e cila do të çojë në përfundimin e luftimeve dhe rihapjen e rrugës detare”, sipas Kathleen Brooks, një analiste në XTB.

nafta

Më shumë nga Lajme

  • 15:55Debati për Raportin e Progresit, Osmani: Për pushtetin e sotëm, a ka ma marre...
  • 15:33Dyshohet se keqpërdorën mbi 62 mijë euro nga grantet ndërkombëtare, arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie
  • 15:24Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh'
  • 15:04Inflacioni në Kosovë 7.1 për qind, Kurti i flet nobelistit Aghion për rritjen ekonomike
  • 14:46Konjufca arsyeton ngecjet me bllokadën politike: S'ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave