Ukë Thaçi, i mbijetuari i masakrës së “Dubravës”, për emisionin “N’DEMOS” pati folur për këtë masakër.

Thaçi deklaronte se: “Kjo masakër është një prej tmerreve, një prej veprave më të rënda, se çdo i burgosur është i sigurt kur është i izoluar, ndërsa këtu është bërë krim, janë vrarë njerëzit, janë maltretuar.”

Ai shtoi se kjo ka qenë një skenar i përgatitur mirë prej vijës së lartë hierarkike të Serbisë.