Veprimtari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani po e ‘’keqpërdor’’ SHBA’në, në ‘’në fushatën e saj’’ edhe për një mandat në krye të shtetit.
Lushi ka thënë edhe se, cilido qytetar i vendit që kualifikohet për president, do të bënte çka kërkon SHBA’ja dhe se nuk i shkel interesat e Kosovës.
‘’Kosova do të kishte bërë mirë të zgjidhte Hashim Thaçin President, por nëse politikanët në Kosovë nuk kanë guxim dhe dituri të kuptojnë këtë veprim, duhet të zgjedhin dikë që propozon opozita.’’, ka thënë ai mes tjerash.
Lushi po ashtu, ka vlerësuar se liderët duhet të jenë shërbëtorë të shtetit, e jo që ta shndërrojnë shtetin në instrument për karrierë.
Postimi:
Nuk është i ndershëm keqpërdorimi i Amerikës nga Vjosa Osmani Sadriu në fushatën e saj edhe për një mandat presidencial.
