Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“U vetmohuam”, Krasniqi krenar me të arriturat e AAK-së: Do të punojmë me aleatët tanë për një Kosovë më të fortë ekonomikisht

GD
Gazeta Demos18 dhjetor 2025 në 12:47
“U vetmohuam”, Krasniqi krenar me të arriturat e AAK-së: Do të punojmë me aleatët tanë për një Kosovë më të fortë ekonomikisht

Kandidati i AAK-së për deputet në Kuvend, Besnik Krasniqi i cili mban numrin 23 në listë ka listuar disa nga sukseset që Aleanca i shënoi për vendin.

Ai theksoi kontributin e tyre në çlirimin dhe ndërtimin e vendit, teksa vlerësoi punën e bërë për themelimin e ushtrisë.

“Kush jemi ne? Ne jemi ata që e çliruam vendin. Ne jemi ata që e ndërtuam shtetin. Ne jemi ata që e bëmë ushtrinë. Ne jemi brezi që sakrifikoi, u vetmohua dhe nuk u ankua”, tha Krasniqi.

Ai gjithashtu shprehu ndjenjën e madhe atdhetare, duke shtuar se nuk do të mungojë bashkëpunimi edhe me aleatë, me të cilët tha se do të punojnë për një ekonomi më të fortë të vendit.

“Kosova nuk lindi rastësisht, u ndërtua nga breza me gjak, me mund dhe me qëndresë. Ne jemi brezi i fundit i shtetndërtimit. Dhe askush më shumë se ne nuk e ndjen, nuk e mbron dhe nuk e do Kosovën tonë. Së bashku me aleatët tanë, për një Kosovë me ekonomi të fortë, me zhvillim real dhe me mirëqenie për qytetarin”, shtoi Krasniqi.

Besnik krasniqi

Më shumë nga Lajme

  • 10:36Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
  • 10:07Mbi tri orë pritje, përditësohen të dhënat - kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 10:04Të shtëna me armë zjarri në Istog, plagoset një person
  • 09:45Rafuna: Kriza politike ka ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes
  • 09:38Bie çmimi i naftës, kaq kushton litri sot