Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka folur sot në protestën që po mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Haradinaj ka thënë se nuk ka tjetër përveç UÇK-së dhe i ka specifikuar dy gjera.
“E para, ju 100 deputetët që jeni aty, secili me përgjegjësinë dhe peshën që ka kërkuar vetë të ngarkohet, qoftë të votës qoftë të premtimit iu thërrasim për bashkim. Për ndërkombëtarët që i besuam se na patën bind që na ndihmojnë në luftë dhe bashkë e fituam,. Ata u ndanë pa viktima sepse ne na kishin tokë, ata morën mburrjen ne morëm luftë. Tani iu themi na keni tradhëtuar dhe kthenani besimin. Kthejeni besimin se na bie keq juve dhe neve”, ka thënë Haradinaj.




