Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“U soll pa shenja jete, kishte gjakderdhje masiv”, flet mjeku që e trajtoi 35-vjeçarin që vdiq në vendin e punës

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 20:28
“U soll pa shenja jete, kishte gjakderdhje masiv”, flet mjeku që e trajtoi 35-vjeçarin që vdiq në vendin e punës

Një 35-vjeçar në fshatin Mushtisht të Suharekës, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, pasi i njëjti dyshohet se është goditur në kokë nga vinçi.

Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda ka intervistuar Blend Morinën, mjekun që e ka pranuar këtë rast në Qendrën Emergjente në Suharekë, i cili tha se pacienti është sjellur pa shenja jete.

Ai bëri të ditur se është vërejtur një lëndim i kokës, derisa u shpreh se kishte gjakderdhje masive.

“Fillimisht pacienti është sjellur nga punëtorët që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Pacienti është sjellur në urgjencë pa shenja jete, si pasojë e lëndimi të punës. Në ekzaminimin objektiv është vërejtur një lëndim i kokës, i hapur, i cili ka pasur gjakderdhje masive, poashtu gjakderdhja ka qenë edhe nga pjesa e hundës dhe veshëve”.

“Fillimisht kemi filluar me marrë lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, por për shkak të sasisë së bollshme të gjakut në rrugët e frymëmarrjes, nuk kemi mundur ta bëjmë intubimin, pastaj kemi filluar me adrenalinë intravenoze, poashtu reanimacion, sipas protokollit. Bebëzat kanë qenë të zgjeruara, mirëpo nuk kemi arritur ta bëjmë stabilizimin e gjendjes, për shkak se nuk kemi marrë asnjë reagim pozitiv nga ana e pacientit që është sjellur në emergjencë”, u shpreh tutje ai.

vdekjevendi i ipunes

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Sindikalistët e KEK-ut anulojnë protestën e nesërme: Do të kontribuojmë në Task-Forcë
  • 23:33Matoshi: Asnjë faj nuk mund t’i vishet opozites nëse vendi shkon sërish në zgjedhje
  • 23:23Canaj: Dosja e Shehollit po përdoret politikisht
  • 23:22Obelisku, UÇK-ja do të shndrisë edhe nga Blinaja
  • 23:03Sadiku ‘kundër’ një marrëveshje mes LDK-së e LVV-së: Nuk mundemi me fitu në koalicion me ata