Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

GD
Gazeta Demos23 korrik 2026 në 16:30
U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, sot janë realizuar bastisje në tri lokacione të ndryshme, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar me inicialet G.Th., E.G., dhe Sh.Sh.

Sipas njoftimit zyrtar, ky aksion është realizuar me qëllim të kontrollit ndaj personave të dyshuar lidhur me kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokuroria thotë se janë zbatuar masat e veçanta hetimore, përmes të cilave janë siguruar prova materiale, duke përfshirë komunikime të zhvilluara përmes rrjeteve sociale, kontakte ndërmjet personave të dyshuar, si dhe dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme.

Sipas të dhënave të deritanishme gjatë hetimit, të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme identifikimi, duke përfshirë letërnjoftime, patentë shoferi, dhe pasaporta të disa shteteve evropiane. Këto dokumente dyshohet se u siguroheshin personave të cilët kërkoheshin me fletëarrest ndërkombëtar që synonin t’i përdornin për veprimtari të kundërligjshme, duke bërë pagesa në vlerë deri në 15,000 euro.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kërçeli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
  • 23:39Zbulohen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm në Mitrovicën e Veriut, shoqërohen katër persona
  • 23:19Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
  • 23:18Quni thotë se ka heshtur që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Pres epilogun përfundimtar të gjykimit
  • 23:13Mala: Truri i njeriut aktualisht mbizotëron Inteligjencën Artificiale