Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen në lagjen numër 14 në qytetin e Korçës. ABC News ka mësuar se viktima, është 20 vjeçari Johan Zuko. Zuko mësohet të ketë qenë ushtarak dhe pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Sipas informacioneve paraprake 20-vjeçari ishte fshehur në hyrjen e një apartamenti, ndërkohë që autori e ka ndjekur dhe më pas e ka qëlluar për vdekje me kallashnikov.

Pas kësaj ai është arratisur. Blutë e Korçës kanë bërë të mundur identifikim e autorit, ndërkohë që vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij.