Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksident trafiku me pasoja vdekjen.
Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i urgjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e Z. Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë, Komuna e Prizrenit, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar motoçikletën.

