Emri i ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti ka qenë tejet i përmendur në dëshminë e ish-këshilltarit të Komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark, John Duncan.
Me këtë rast kur është paraqitur Xhavit Haliti, Duncan u shpreh se ka qenë një person me interes të veçantë për ta.
Në fotografinë e shfaqur të Halitit me disa nga komandantët e UÇK-së, Duncan fillimisht tha se po hyhet në një çështje shumë të ndjeshme dhe se bëhet fjalë për një person me interes të veçantë për ta.
“Unë e di kush është ky zotëri, dhe ai është një person me interes të veçantë për ne, ka qenë, por nuk jam i sigurt nëse jam i përgatitur ose i aftë ta zbuloj kush ishte ai”, tha Duncan.
