Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotë, rreth orës 06:57, në magjistralen Suharekë-Shtime, tek vendi i quajtur “Qafa e Duhlës”, ku një grua humbi jetën, raporton GazetaDemos.
Çifti, shtetas nga Maqedonia e Veriut, burri A.S rreth 46-vjeçar, dhe gruaja e tij D.M 40-vjeçare, ishin nisur me një motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të qytetit të Suharekës.
Rrugës teksa të njëjtit po udhëtonin, një qen endacak u doli në rrugë, si pasojë e të cilit A.S humb kontrollin mbi motoçikletë dhe përplasen.
Nga kjo përplasje, gruaja e tij ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes, teksa veë drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime.