Ditën e djeshme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Policia e Krimit Ekonomik kanë zhvilluar kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë, lidhur me referimin e një ngarkese me spec djegës të ndaluar në Kroaci me destinacion Sllovenin.
Ngarkesa prej 8.216 kilogramësh, e marrë nga zonat e Mollasit dhe Cërrikut të Elbasanit, u nënshtrua analizave laboratorike, ku u identifikuan tre lloje pesticide mbi normat e lejuar, Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.
