Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon publikimin e rezultateve që kandidatët për deputetë kanë marrë deri më tani në garën për tu bërë deputet.

Jashtë 20-shes më të votuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës momentalisht është Jeta Statovci, e cila u largua nga GUXO për t’iu bashkuar Vjosa Osmanit.

Kësisoj, në përditësimin e fundit të bërë, të orës 11:45, nga 22,34%, Statovci rënditet e 21-ta me 2 mijë e 153 vota.