Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim për tre persona të arrestuar më 24 shkurt, të dyshuar për shpërlarje parash.
Ata u ndaluan në Merdar teksa hynin në Kosovë me një furgon “Sprinter” me targa shqiptare, duke deklaruar se nuk kishin asgjë për të raportuar.
