Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKUK-së, Naser Syla, i cili tha se pacientit po i kryhen ekzaminimet e nevojshme.

“Po në QE është duke u trajtuar, jonë duke u kry ekzaminimët e nevojshme, gjendja është jo stabile, një politraumë e rëndë”, tha Syla për Express.

I dyshuari raportohet se se është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese, në tentim për t’i ikur policisë.