Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka zbuluar një plan operativ të VV-së, për ta pasur në kontroll Kuvendin.
Ai tha se VV e planifikonte në listën për deputetë, ta ketë një kandidat më të vjetrin në moshë.
"Nuk është e rastësishme që deputeti më i vjetër në Kuvend, është i VV-së. Ne kur e bënim listën e deputetëve, se jena pas ngulë me Fjolla Brovinën, që nuk ka e thirrke seancën, zgjedhjet e reja e kqyrshim kush është deputet që mundet me u zgjedhë, e që është në moshë më i vjetër. E kemi pas Adem Mikullovcin, pas tij, Avni Deharin, me plan është kjo", tha ai.



