Një 35-vjeçar ka humbur jetën sot në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Viktima dyshohet se është goditur në kokë nga një vinç gjatë operimit me pajisjen në një kompani private.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më 01.09.2025, rreth orës 14:30, stacioni policor në Suharekë është informuar nga Emergjenca se ka pranuar një person me lëndime të rënda. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar ekipin mjekësor, i cili ka konstatuar se personi, P.O., rreth 35-vjeç, nga fshati Mushtisht, ka arritur pa shenja jete”, deklaroi Bytyqi.
