Avokati Arianit Koci, ka thënë se Liridon Rexhepi, që u arrestuar nga inteligjenca turke nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad, ‘’është i pafajshëm’’ dhe këtë, siç ka thënë Koci, do ta dëshmojë në proces.
Koci ka kujtuar se Rexhepi u arrestuar në Stamboll, dhe se ai dyshohej ‘’për rol financiar në një strukturë të supozuar të lidhur’’ me Mossad.
‘’Tani, ai është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit’’, ka njoftuar Koci.
Postimi:
Siç e kam thënë në fillim, Liridon Rexhepi është i pafajshëm dhe këtë do ta dëshmojmë në proces.
Ai u arrestua në Stamboll nën dyshimin për bashkëpunim me Mossad – shërbimi sekret i Izraelit.
