Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U arrestua në Shqipëri, ‘bosi’ turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2025 në 17:33
U arrestua në Shqipëri, ‘bosi’ turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

Bosi turk i kriptomonedhave Faruk Fatih Özer, i cili u kap dhe u ekstradua nga Shqipëri në Turqi, është gjendur i vdekur në qelinë e burgut.

Mediat turke raportojnë se zyra e Prokurorit Publik të Tekirdagut ka nisur një hetim për incidentin.

Trupi i Özerit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Faruk Fatih Özer u dënua nga Gjykata e Stambollit me 11,196 vjet burg. Ai u akuzua për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë. Hetimi i gjerë, i cili implikoi vëllezërit e motrat e Özer dhe katër punonjës të lartë të Thodex, çoi në arrestimin e të paktën 83 individëve. Gjatë gjykimit të mëpasshëm, 21 të pandehur u përballën me mundësinë e deri në 40.564 vjet burg.

Në vendimin e fundit të Gjykatës së 9-të të Penale të Anadollit, 16 nga 21 të pandehurit u shpallën të pafajshëm dhe katër nga shtatë personat e ndaluar më parë u liruan për shkak të provave të pamjaftueshme. Të pandehurit e mbetur morën dënime të ndryshme burgimi, shkruan Shqiptarja.com.

Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohej në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur.

Më shumë nga Lajme

  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend
  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore
  • 12:46Publikohet fotografia e Fehmi Salit me Daçiqin - spiuni nga Dragashi u arrestua sot në Merdare