Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vizitorët rezidentë u rritën me 11,4 për qind, ndërsa ata jo-rezidentë me 12,7 për qind.
Edhe numri i netqëndrimeve shënoi rritje. Në total, ato u shtuan me 8 për qind krahasuar me majin e vitit 2025. Net-qëndrimet e vizitorëve rezidentë u rritën me 6 për qind, ndërsa ato të vizitorëve të huaj me 8,6 për qind.
Italia mbeti tregu kryesor i origjinës së turistëve të huaj, me 19 për qind të totalit. Kosova përbënte 11 për qind të vizitorëve jo-rezidentë, e ndjekur nga Gjermania me 10 për qind, Franca me 9 për qind dhe Polonia me 6 për qind.
