Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Trump uron Krishtlindjen: Zoti e bekoftë Amerikën

GD
Gazeta Demos25 dhjetor 2025 në 10:08
Trump uron Krishtlindjen: Zoti e bekoftë Amerikën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka uruar të gjithë qytetarët për Krishtlindje përmes rrjetit të tij social, Truth Social, duke kombinuar urimet festive me përmendjen e aspekteve që ai i konsideron si arritjet më të rëndësishme të mandatit të tij.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale që po bën gjithçka që mundet për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon plotësisht në këtë drejtim”, shkroi presidenti republikan, para se të rendiste sukseset e tij.

Trump theksoi se gjatë mandatit të tij nuk ka më kufij të hapur, nuk ka burra që konkurronin në sportet e grave, dhe nuk ka zbatim të dobët të ligjit.

Ai shtoi se ajo që ka arritur është një treg aksionesh rekord, shifrat më të ulëta të krimit në dekada, asnjë inflacion, dhe një GDP prej 4.3, dy pikë më mirë se sa pritej.

“Tarifat na kanë dhënë triliona dollarë dhe prosperitet, dhe sigurinë kombëtare më të fortë që kemi pasur ndonjëherë. Ne jemi të respektuar përsëri, ndoshta si kurrë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën!!! Presidenti DJT,” përfundoi Trump postimin, duke i kombinuar urimet për festat me një reflektim mbi arritjet e tij në politikën kombëtare dhe ekonomike.

Më shumë nga Lajme

  • 18:31Invalidi i luftës rrëfen emocionet e momentit kur iu bashkua UÇK-së: Prindërit më dhanë bekimin, tri plagë dhe një copë granate i kam dhuratë nga armiku
  • 18:29Ish-kryediplomati malazez takohet me ish-homolgun e tij maqedonas: Përgjegjësit që Podgorica dhe Shkupi e njohën Kosovën
  • 18:29Prenkaj: Për shkak të politikës jokordinuese janë ftohur miqtë e Kosovës, vendi e humbur besimin
  • 18:28​Patrullimet e përbashkëta në kufirin e gjelbër, takohen drejtorët e doganave të Shqipërisë dhe Kosovës
  • 18:13Brahimaj: Besoj se në Apel ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm