Një rasti i rëndë abuzimi seksual dhe shantazhi ndaj një të miture nga komuna e Likovës, ka tronditur opinionin në Maqedoni të Veriut.
Në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë të paktën 17 persona, transmeton Klankosova.
Gazetarja shqiptare në Maqedoni të Veriut, Saranda Selimi, në emisionin “Kosova Today”, tha se ishte babai i të miturës ka raportuar rastin në autoritetet përkatëse.
“Policia fillimisht këtë rast e ka marrë vetëm si shantazh, por fatmirësisht me publikimin e një maratone shkrimesh nga Alsat dhe sekuestrimin e telefonave, është bërë e ditur se nuk ka të bëjë vetëm me shantazh po edhe me përdhunim, që i kanë ndodhur 16-vjeçares”, tha Selimi në Klan Kosova.
Tutje, Selimi tha se dy nga 17 të dyshuarit gjenden në paraburgim.
