Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Gjermani

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2025 në 12:14
Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Gjermani

Oficerët e FSK-së nënkolonel Fatlum Demiri, Major Leutrim Hoti dhe Major Gurakuq Haradinaj kanë përfunduar Programin për Studime të Aplikuara të Sigurisë (Program on Applied Security Studies – PASS) në Garmisch – Partenkirchen të Gjermanisë.

Ky program është realizuar nën organizim të Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall Center” ku kanë marrë pjesë 82 pjesëmarrës nga 51 shtete të ndryshme nga 5 kontinente të botës.

“PASS është një program i nivelit pasuniversitar në studimet ndërkombëtare të sigurisë që ka për qëllim forcimin e aftësisë së profesionistëve civilë dhe ushtarakë për të analizuar, kuptuar dhe për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të sigurisë përmes të mësuarit të aplikuar, dialogut strategjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

“ Ky program shërben si një platformë për edukim strategjik dhe ndërtim rrjeti që përgatit zyrtarë dhe oficer të nivelit të mesëm dhe të lartë nga vendet partnere për të formuluar dhe zbatuar strategji të integruara të sigurisë në përputhje me vlerat demokratike dhe normat ndërkombëtare”.

“Ushtarakët tanë kanë treguar suksese në këtë program duke qenë udhëheqës dhe prezantues kryesor të grupeve, seminareve dhe lëndëve përkatëse përgjatë tërë programit”, thuhet në një njoftim të FSK-së

FSK

Më shumë nga Lajme

  • 21:09Siguria Kibernetike: Shqipëria e para në botë, Rama i lumtur
  • 20:55DPHM: Korriku i këtij viti, muaj me temperatura dhe reshje mesatare
  • 20:49Zjarr i madh në Breznicë të Bujanocit, rreth 700 banorë evakuohen
  • 20:48Më shumë policë se karabinierë mbi urën e Ibrit, a priten tensione nga serbët?
  • 20:47“Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit