Tre luanë nga një kopsht zoologjik i Tokios dyshohet se kanë ngordhur nga nxehtwsia dhe të tjerë po i nënshtrohen trajtimit, tha një zëdhënës të martën.
Japonia kaloi verën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë vitin e kaluar dhe pjesë të vendit kanë arritur 40 gradë Celsius në javët e fundit, duke u kualifikuar për përcaktimin e ri “ditë mizorisht e nxehtë”, shkruan TheGuardian
Që nga mesi i korrikut, 10 nga 16 luanët në parkun zoologjik Tama kanë vuajtur nga “humbja e oreksit dhe ulja e aktivitetit”, dhe tre luanesha kishin ngordhur, tha kopshti zoologjik në një deklaratë. Një luaneshë vdiq të martën, një tjetër të premten dhe e treta të dielën, tha ai.
Shkaku i vdekjeve dyshohet të jetë goditja e nxehtësisë, pasi dehidratimi dhe dështimi i shumëfishtë i organeve u vunë re nga një veteriner, tha kopshti zoologjik.
