Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Trajkoviq: Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Radoiçiqit ndaj aktgjykimit që hodhi poshtë padinë e tij kundër meje

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 15:55
​Trajkoviq: Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Radoiçiqit ndaj aktgjykimit që hodhi poshtë padinë e tij kundër meje

Gjykata e Apelit në Beograd ka refuzuar ankesën e Milan Radoiçiqit ndaj vendimit që kishte hedhur poshtë padinë e tij kundër politikanes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, për pretendime për cenim të nderit dhe reputacionit për shkak të deklaratave të saj që e lidhnin me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Gjykata e Apelit në Beograd më në fund e ka refuzuar ankesën e Milan Radoiçiqit ndaj vendimit për refuzimin e padisë së tij kundër meje”, ka deklaruar vetë Trajkoviq, e cila tha se ankesën në emër të Radoiçiqit e kishte paraqitur avokati i tij, Goran Petronijeviq.

Trajkoviq ka shkruar në rrjete sociale se “gjithçka dalëngadalë po del në dritë”.

Ajo gjithashtu iu referua akuzave të ngritura ditët e fundit ndaj avokatit Petronijeviq, për të cilin, sipas saj, pretendohet se është “avokat i SNS-së për detyra speciale dhe presione ndaj atyre që regjimi nuk ka arritur t’i blejë apo t’i thyejë”.

“Historia do të gjykojë”, ka shtuar ajo.

Deri më tani në mediat serbe nuk është publikuar ndonjë vendim i këtij aktgjykimi.

Radoiçiq e kishte paditur Trajkoviqin në vitin 2019, duke kërkuar pesë milionë dinarë dëmshpërblim, pasi ajo në deklaratat e saj publike e kishte lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe e kishte akuzuar për ndikim në veri të Kosovës.

Gjykata e Lartë në Beograd në vitin 2021 e kishte refuzuar padinë, duke vlerësuar se deklaratat e Trajkoviqit kishin të bënin me çështje me interes publik dhe se Radoiçiq, si figurë publike, duhet të përballojë një nivel më të lartë kritikash.

Trajkoviq ka deklaruar ndër vite se për shkak të qëndrimeve të saj dhe dëshmive lidhur me rastin e Oliver Ivanoviqit është përballur me presione, kërcënime dhe procese gjyqësore. Madhje, ajo pati deklaruar edhe se është ndaluar disa herë nga autoritetet serbe në aeroportin e Beogradit dhe në pikën kufitare në Merdare, akuza të cilat autoritetet serbe i kanë mohuar ose i kanë kundërshtuar.

Specialja

Më shumë nga Lajme

  • 15:15Kurti: Zgjedhjet e reja do të prodhonin rezultat të njëjtë, ky Kuvend mund t’i japë vendit president
  • 15:05Plagoset një shqiptar i Kosovës në Tiranë
  • 15:00Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
  • 14:57Mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së
  • 14:56Nga 1000 euro borxh në 8000 euro kthim: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec