Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjedia në Gjakovë, Avokati i Popullit: Gjendje alarmante në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

GD
Gazeta Demos22 korrik 2025 në 17:56
Tragjedia në Gjakovë, Avokati i Popullit: Gjendje alarmante në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

Dy persona vdiqën në vendin e tyre të punës dje në Gjakovë. Ata ranë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.

Lidhur me rastin tragjik, sot ka reaguar edhe Avokati i Popullit, në reagimin e këtij institucioni, thuhet se këto ngjarje tragjike janë tregues i qartë i gjendjes alarmante që mbizotëron në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe pasojë e mungesës së zbatimit efektiv të standardeve ligjore të përcaktuara për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të. Këto raste janë tregues se gjendja me respektimin e të drejtave të të punësuarve, në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, vazhdon të jetë e brishtë.

“Avokati i Popullit, në kuadër të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, në vazhdimësi ka adresuar shqetësimet në lidhje me këtë çështje. Në raportin Ex officio Nr. 252/20211, të publikuar në shkurt 2024, është theksuar se prej vitit 2004 deri më 2021, janë evidentuar 232 vdekje të punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës ose si pasojë e kushteve të punës. Përkundër faktit që ky raport ka përfshirë rekomandime të qarta dhe të zbatueshme, autoritetet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë veprime të mjaftueshme për përmirësimin e gjendjes”, thuhet në reagim.

“Avokati i Popullit bashkëndjen me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në këto aksidente. Avokati i Popullit ua tërheq vëmendjen autoriteteve për përgjegjësinë që kanë për veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar në zbatim të detyrimeve lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë. Siç është e domosdoshme që Inspektorati i Punës të përmbush detyrimet ligjore, që përmes kontrollit në terren, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë të ndikoj në parandalim të aksidenteve në punë dhe mbrojtje e siguri”.

“Në anën tjetër autoritetet përgjegjëse kanë detyrim të veprojnë me qëllim të një hetimi të gjithanshëm, profesional dhe transparent për secilin rast të aksidentit në punë dhe duke vendos përgjegjësi institucionale në ushtrim të kontrollit efektiv në zbatim të masave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, si përgjegjësisë së shtetit për respektimin e të drejtës për jetë dhe përgjegjësisë që ka shteti për të garantuar sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Avokatit.

Më shumë nga Lajme

  • 08:03OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës
  • 08:02Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, takimi i parë i Kryesisë së legjislaturës së 11-të
  • 08:01KEDS njofton, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:33Vranësira e reshje shiu, ky është parashikimi i motit
  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!