Katër anëtarë të një familjeve u gjetën të pajetë në prag të Krishtlindjeve në Lihtenshtajn.
Policia zbuloi të mërkurën trupat e dy burrave dhe dy grave, që dyshohet se i përkisnin të njëjtës familje nga Lihtenshtajni, njoftuan autoritetet në këtë principatë alpine.
Policia lokale bëri të ditur se rreth orës 10:30 të mëngjesit trupi i një burri 41-vjeçar nga Lihtenshtajni u gjet në anën zvicerane të bregut të lumit Rin, pranë kryeqytetit Vaduz. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, thanë autoritetet zvicerane.

