Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në repartin e neonatologjisë të spitalit “Pakistan Institute of Medical Sciences” në Islamabad, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë.
Sipas zëdhënëses së PIMS, Aneeza Jalil, 14 foshnja të porsalindura kanë humbur jetën në zjarr. Një tjetër foshnjë është arritur të shpëtohet, raporton BBC.
Në vendngjarje janë dërguar zjarrfikës, ambulanca dhe ekipe të emergjencës. Sipas autoriteteve, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga spitali të paktën 19 persona, mes tyre 10 gra, shtatë fëmijë dhe dy burra.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka shprehur “dhimbje të thellë dhe keqardhje të madhe” për tragjedinë dhe ka urdhëruar zhvillimin e një hetimi të menjëhershëm për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
