Një aksident i rëndë trafiku në Slloveni i ka marrë jetën një të riu nga Kosova, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe bashkëvendësit e tij.
Viktima është Leunit Kastrati, 28 vjeç, nga fshati Turjakë i komunës së Malishevës. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga faqja e fshatit, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe kanë bërë të ditur se ceremonitë mortore do të njoftohen më vonë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në autostradën A1, që lidh Lubjanën me Mariborin, pranë zonës së Slovenska Bistricës. Sipas informacioneve nga autoritetet sllovene , një kamion-cisternë që transportonte karburant ka dalë nga kontrolli, ka kaluar barrierën ndarëse të rrugës dhe është rrokullisur në drejtimin e kundërt të qarkullimit.
